VV fton Haradinajn në interpelancë për 53 milionët që iu ndanë Bechtel Enkës

18:52 | 6 Qershor 2018
M. A.

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka parashtruar sot kërkesën për interpelancë në emër të deputetit Liburn Aliu lidhur me pagesën që Qeveria e Kosovës po ia bën Bechtel Enkës me 53 milionë euro.

Sipas VV-së, për këtë skandal Qeveria duhet të japë llogari në Kuvend. E prokuroria duhet të nisë hetimet.

Vetëvendsje i ka bërë thirrje kryeministrit mos të fshihet pas “axhendës së ngarkuar” por të paraqitet brenda afatit në Kuvend.

Shpërndaje në rrjete sociale