Lëvizja Vetëvendosje e ka përkujtuar në 10 vjetorin e vdekjes, aktivistin e saj, Arbënor Dehari.
Udhëheqës të kësaj partie, deputetë, ministra e aktivistë kanë bërë homazhe tek varri i tij, duke kujtuar punën dhe veprën e tij si aktivist, siç e kanë quajtur, i pazëvendësueshëm.
“10 vjet pa më të dashurin shok, aktivistin tonë të pazëvendësueshëm, Arbënor Dehari. Arbënor Dehari vazhdon të jetë figurë qendrore dhe orientuese në angazhimin dhe ecjen tonë politike. Java e Lëvizjes në krye të saj e ka Arbënor Deharin jo vetëm si kujtim dhe nderim për një aktivist të jashtëzakonshëm por edhe si tregues, si frymëzim për brezat e ardhshëm. Arbënor Dehari na kujton se konceptet e vetëvendosjes, lirisë, barazisë, drejtësisë dhe solidaritetit nuk janë thjeshtë ideale të dëshiruara apo fjalë të thjeshta, por edhe detyrime për të cilat njeriu zotohet, angazhohet dhe punon përgjatë jetës së tij”, ka shkruar LVV.
Sipas kësaj partie, me angazhimin e tij të palëkundur, me guximin e tij të pashoq, me pasionin dhe përkushtimin e tij, Arbënor Dehari, ishte aktivisti që më së shumti anëtarësonte njerëz në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Në këtë kuptim, ditën e dytë të javës tradicionale të Lëvizjes për këtë vit, përveç si ditë ku e nderojmë kujtimin për Arbënorin, e kemi caktuar të jetë edhe ditë e anëtarësimeve të reja në Lëvizjen tonë. Kujtimi për Arbënorin do të jetë përherë i gjallë mes nesh, i mbushur me aktivitete, i theksuar nga mësimi se idealizmi dhe veprimi i guximshëm janë forcat që ndërtojnë një të ardhme për të gjithë. Përjetësisht në zemrat dhe mendjet tona do të jesh Arbënor Dehari”, thuhet më tutje në njoftim./Arbresh.info/
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...