Lëvizja Vetëvendosje ka sqaruar ftesën që i është bërë ambasadorëve të QUINT-it për pjesëmarrjen në takimin e sotëm me LDK-në.
Erzen Vraniqi, drejtues i sekretariatit për media në VV përmes një postimi në Facebook ka thënë se dakordimi që në takimin e sotëm të jenë prezent edhe ambasadorët e QUINT-it ishte bërë pas përfundimit të takimit të mbrëmshëm.
Postimi i plotë:
Si drejtues i Sekretariatit për Media dhe Komunikim dëshiroj të sqaroj opinionin se:
Në fund të takimit të mbrëmshëm ndërmjet LVV dhe LDK, kishte dakordim që sot ose nesër të ftohen në takim edhe ambasadorët e Quintit si dhe Shefja e Misonit të BE-së në Kosovë. Kjo është konfirmuar edhe në komunikimin me tekst që ka pasur kryetari i LVV Kurti me kryetarin e LDK Mustafa mbrëmë në ora 19:30. Kjo është bërë me qëllim të heqjes së çfarëdo dyshimi tek ambasadorët mbi pajtimin e dy palëve për pjesëmarrjen e ambasadorëve në takimin e sotëm. Ata nuk janë menduar asnjëherë si ndërmjetësues por vetëm si ndihmues eventualë për çfarë vetë e kanë shprehur gatishmërinë./arbresh.info/
Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor dhe ...
KQZ fillon procesin e numërimit të votave nga diaspora
Presidenti i Shqipërisë kalon nëpër Kosovë, policia paralajm...
Policia ndalon katër persona për kalim të paligjshëm të kufi...
Zgjedhjet në Kosovë, Hoxha: Urime për pjekurinë demokratike,...
Policia e Kosovës konfiskon marihuanë dhe një kamerë në Priz...