VV akuzon qeverinë për mostransparencë me qytetarët për termocentralin ”Kosova e Re”

14:10 | 29 Dhjetor 2015
M. A.

Lëvizja Vetëvendosje mbajti sot një konferencë për media në të cilët prezantoi një plan alternativ për dy projekte energjetike siç i quan ata të rendësi për Kosovën, Termocentralin Kosova e  Re dhe  Termocentralin Kosova A.

Lideri i kësaj partie Visar Ymeri tha se ky projekt është shumë i rëndësishme për vendon duke akuzuar qeverinë e Kosovës që sipas tij nuk ka qenë asnjëherë transparente me  qytetarët sa i përket detajeve më të hollësishme rreth kompanisë për ndërtimin e termocentralit dhe rreth marrëveshjes që është bërë me të.

“Qeveria asnjëherë nuk ka qenë transparente në këtë aspekt, as për kompaninë e cila është caktuar për ndërtimin e këtij termocentrali, lokacionin se në cilin vend do të ndërtohet, ku do të shpërngulen banoret e atij vendi etj, pra qytetarët nuk din asnjë detaj të këtij termocentrali” duke shtuar se norma e kthimit të interesit kapital prej 21 përlind për kompaninë “ContourGlobal” e cila do bëjë ndërtimin e termocentralit të ri Kosova A është shumë e lartë dhe një normë e tillë nuk ekziston askund më botë.

Po ashtu Ymeri tha se premtimet që i ka bërë Qeveria e Kosovës se do të hapen 10 mijë vende të punës me ndërtimin e këtij termocentrali, nuk do të realizohen, ashtu sic nuk janë realizuar edhe premtimet për punësim gjatë fushatës elektorale.

Ndërsa Nagip Krasniqi, anëtarë për energjetikë në Lëvizjen Vetëvendosje prezantoj Projektet për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike: Ndërtimi i termocentralit Kosova e Re dhe Rindërtimi i termocentralit Kosova A./Arbresh.info

 

Screenshot_1 Screenshot_2 Screenshot_3 Screenshot_4

Shpërndaje në rrjete sociale