Komuna e Prishtinës ka mungesë të transparencës, kanë thënë sot zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë një konference për media që e kanë mbajtur para objektit të komunës së Prishtinës.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba tha se ndryshimet e sjella në Prishtinë gjatë mandatit të parë të Shpend Ahmetit kanë qenë të dukshme dhe sipas tij Shpend Ahmeti gjatë këtij mandati po heq dorë nga programi dhe nga votuesit.Sipas tij me këtë qasje është zvogëluar transparenca ndaj qytetarëve. Kurse, Arbër Vokrri asamblist i VV në komunën e Prishtinës tha se tani në komunën e Prishtinës është rritur numri i ndërtimeve pa leje.
Sipas tij që nga muaji maj nuk është bërë publike asnjë leje ndërtimi.
“Në komunën e Prishtinës po ndërtohet pa leje, po përmendim vetëm një shembull të investitorit ‘Albi Comerc’ për ndryshim pa leje. Ne jemi duke marr informata nga qytetarë për ndërtime pa leje në Prishtinë. Ne iu bëjmë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të raportojnë për raste të caktuara”, tha Vokrri.
Prishtina e Re zyrtarizon transferimin e Leart Zekollit
Spiropali takim me Brian Mast në Washington, flet për bashkë...
ShBA’ja rrëzon një dron iranian që iu afrua aeroplanmbajtësi...
Trepça kthen në pronësi mbi 1,200 hektarë në vlerë mbi 400 m...
Disa biznese nuk zbatojnë rritjen e pagës minimale, paralajm...
Kurti takoi ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Angılı