Tre liderët e partive opozitare, Vetëvendosje, AAK e Nisma kanë nënshkruar dje peticionin përmes të cilit kërkohet të kundërshtohen marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
E nënshkrimi i këtij peticioni po bëhet edhe nga qytetarët në të gjitha qendrat e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje dje përmes një njoftimi kishte bërë të ditur se vetëm për një ditë ishin mbledhur 17 mijë e 463 nënshkrime.
Qytetarët shprehen të revoltuar me marrëveshjet e fundit, të cilat janë bërë mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Sipas tyre, nuk falet toka për të cilën kanë derdhur gjak shumë shqiptarë.
Nga partia opozitare më e madhe në vend, Vetëvendosje, thonë se kjo është një nga mënyrat për t’i treguar Qeverisë se populli i Kosovës nuk e do “Zajednicën”.
E lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook kanë bërë të ditur se numri i atyre që kanë nënshkruar peticionin kundër “Zajednicës” dhe Demarkacionit me Malin e Zi ka arritur në 34 mijë.
“Qindra aktivistë anekënd Kosovës janë mobilizuar për të mbledhur nënshkrimet e qytetarëve. Përgjigjja e këtyre të fundit është shumë e lartë. Vetëm për dy ditë janë arritur afër 34 mijë nënshkrime. Vazhdojmë ditëve në vijim”, thuhet në njoftim.
Nënshkrimi i këtij peticioni po vazhdon çdo ditë nga ora 09:00 deri në orën 20:00, në të gjitha qytetet e Kosovës.
Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Trumpit për Fitër Ba...
Lladrovci uron Bajramin: Paqe, shëndet, harmoni dhe begati n...
Tërnava: Kush i bën keq vendit do të japë përgjegjësi para Z...
Tri ekstradime dhe një transferim i të dënuarve drejt Kosovë...
Real Madridi ka tri opsione për ta përforcuar repartin e mbr...
Abdixhiku uron festën e Bajramit: Uroj që kjo ditë e bekuar ...