Vulin reagon ndaj deklaratës së Haradinajt

09:50 | 26 Maj 2017

Ministri i Punës së Serbisë, Aleksandar Vulin ka reaguar ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt sipas së cilës “Serbia nuk do të ekzistojnë në Kosovë, kur ai të bëhet kryeministër.”

“Nëse Serbia nuk do të ezkistojë dhe nuk do të jetë në Kosovë, pse nga Serbia po kërkohet që të bisedojë me shqiptarët”, ka pyetur ai.

“Nëse nuk ka Serbi, pse Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe pse Haradinaj duhet të fshihet nga urdhërarresti i lëshuar nga Serbia”, tha Vulin më tutje,

Ai poashtu ka theksuar se “Kosova është Serbi”, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara