Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, i ka reaguar ashpër presidentit të Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, i cili ka kundërshtuar ashpër idenë e Hashim Thaçit dhe Aleksander Vuçiqit, për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Vulin ka thënë se si i zgjidhin punët e veta Kosova dhe Serbia, nuk është një temë që i takon të flasë Pendarovskit.
“ Se si dëshiron të zgjidh Serbia problemet e brendshme nuk është temë për presidentin e Maqedonisë fqinje. Nëse idjea për korrigjim të kufijve është e ‘tmerrshme dhe e papranueshme për shekullin 21”, atëherë lë ta tërheq Maqedonia njohjen për Kosovën’, ka thënë Vulin.
Vulin ndër të tjera ka thënë se Pendrovski duhet të respektojë Serbinë, duke shtuar se ndoshta duhet të flasë pak edhe për nismën e Thaçit dhe Ramës për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.
Pendarovski dje ka thënë se ideja për prekje të kufijve nuk i përket shekullit 21, dhe sipas tij nuk mund të ketë diçka më të keqe, se sa dikush të përpiqet të shtyjë një ide të tillë përpara.
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë