Qeveritarët maqedonas duhet ta udhëheqin politikën në vendin e tyre, por duhet ta dinë se për ne është shumë e rëndësishme që Kosova të mos jetë anëtare e UNESCO-s dhe Interpolit, ka deklaruar dje ministri serb për mbrojtje, Aleksandar Vulin.
“Edhe Maqedonia edhe të gjithë vendet tjera duhet ta dinë se çështja për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe INTERPOL është e një rëndësie të madhe dhe vlerësojmë se Kosova nuk guxon dhe nuk mund të jetë pjesë e atyre organizatave. Të gjitha vendet që e dinë atë, do ta kuptojnë se edhe ‘marrëdhëniet tona në një pjesë të madhe do të ndërtohen sipas kësaj’, ka deklaruar Vulin duke shtuar se ata do të kujdesen për interesat e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai ka vlerësuar se qeveritarët maqedonas duhet të udhëheqin politikën në vendin e tyre.
Përndryshe, Qeveria serbe para një jave, tërhoqi të gjithë stafin diplomatik nga ambasada e Beogradit në Shkup, me arsyen se Maqedonia së bashku me intelegjentë ndërkombëtar punon kundër interesave të Serbisë.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK