Deklarata e djeshme e kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviç, se janë pro zgjidhjes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por pa prekje te territoreve, ka nxitur reagime të shumta në Serbi.
Sot ka reaguar edhe ministri i mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili ka thënë se Kroacia nuk duhet t’i frikësohet një Serbie të fortë dhe të suksesshme, pasi një Serbi e tillë garanton paqe dhe stabilitet në Ballkan, shkruan Express.
“Kroacia ishte ndër vendet e para që kishte njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa tani ka frikë se Serbia nuk do të arrijë të bëjë ndonjë marrëveshje pa ndonjë konflikt të mundshëm”, ka thënë Vulin.
Dje Pelnkoviç ishte takuar me kancelaren Angela Merkel, dhe kishte treguar qëndrimin e Kroacisë kundër ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Incident në vendin e punës, lëndohet një grua në Fakultetin ...
As Obiliqi nuk i shpëton Prokurorisë, intervistohen disa të ...
Policia arreston tre ‘dilerë’ në Mitrovicë, gjen rreth 50 qe...
KEK në regjim të jashtëzakonshëm: 3 njësi të Kosova A në ope...
Suspendohen nga puna dy kirurgët, që u rrahën pak ditë më pa...
“Diskutim i hapur dhe miqësor”/ Osmani takohet me presidente...