Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, i ka reaguar ashpër ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott, për deklaratën e dhënë sot se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.
Mediat serbe shkruajnë se Vulin ka thënë se po ta thoshte Scott të njëjtën para presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, do të “fluturonte” nga pozita e ambasadorit.
“Scott ka treguar arrogancën e tij dhe ka harruar se Serbia nuk është koloni që e hedhë poshtë dinjitetin e saj”, citohet të ketë thënë Vulin.
“Mirë që Ambasadori Scott nuk ka provuar që arrogancën e tij ta tregojë në ndonjë ngjarje ku do të ishte Presidenti Vuçiq, sepse ai do të fluturonte nga Qeveria. Serbia së paku po e sheh kush po e lufton atë”, ka deklaruar ai.
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...