Ministri i Punës në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin ka kërkuar BE jo si garant i marrëveshjeve të arritura në mes të Beogradit dhe Prishtinës ta detyrojë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin ta mbajë fjalën.
“Përndryshe, kredibiliteti i BE-së si një ndërmjetësues i bisedimeve do të jetë i dëmtuar përgjithmonë”, ka thënë Vulin për Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Vulin, duke komentuar deklaratën e Thaçit pas bisedimeve natën e kaluar në Bruksel, ka thënë se deklaratat e tij pas takimit zakonisht kanë qëllim për të parandaluar ndërprerjen e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes, dhe kjo është një shkelje e drejtpërdrejtë e marrëveshjes së djeshme.
“Thaçi nuk është i njëjti person në takim dhe kur mbaron takimi”, tha Vulin.
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...