Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke se ka mbetur i hidhëruar me reagimin e ambasadorin të Gjermanisë në Kosovë, për moslejimin e boksierëve kosovarë në Kampionatin Botëror i cili po mbahet në Serbi.
Vuçiq ka thënë se ambasadori gjerman s’ka reaguar kur klubeve serbe nuk u lejua të luajnë futboll në Kosovë, ndërsa boksierët kosovarë kanë bërë shfaqje në kufij.
“Është mirë që ambasadori gjerman në Prishtinë nuk ka reaguar kur u është ndaluar pjesëmarrja sportistëve tanë dhe klubeve tona, të cilat vetëm kanë dëshiruar të luajnë futboll. Siç mora vesh, ata nuk janë lajmëruar për pjesëmarrje, por vetëm kanë bërë shfaqje në kufi, kështu që, sinqerisht, nuk mund të merrem çdo gjë”, ka thënë Vuçiq në selinë e partisë së tij, Partia Përparimtare Serbe.
Ndërsa, ambasadori Jörn Rohde, kishte thënë politizimi i sportit nuk është gjë e mirë.
Ai ka thënë se ky veprim i Serbisë është një shembull i Ballkanit të mbyllur.
“Politizimi i sportit nuk është kurrë një ide e mirë. Parandalimi i pjesëmarrjes së boksierëve të Kosovës në @AIBA_Boxing shkon në drejtim të kundërt. Ky është fatkeqësisht një shembull i Ballkanit të mbyllur jo të hapur”, shkroi Ambasadori.
Boksierët nga Kosova për dy ditë nuk u lejuan të hyjnë në territorin e Serbisë, për të marrë pjesë në kampionat.
Veprimi i tillë është dënuar edhe nga Qeveria e Kosovës, BE dhe Federata Ndërkombtare e Boksit./arbresh.info/
Rohde: Pengimi i sportistëve kosovarë është shembull i Ballkanit të mbyllur
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...