Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai ishte i habitur nga deklarata e ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, sipas të cilit “nuk duhet të fajësuar vetëm Prishtina”.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, reagimi i presidentit serb vjen pasi që ambasadori Scott ka thënë se për marrëdhëniet e tanishme midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe në mungesë të dialogut faji është tek të dy palët.
“Unë jam i habitur nga deklarata e Scott. Ndalu, burrë. Ata thonë se ndajmë fajin. Thuaj, çfarë është faji ynë?”, citohet të ketë thënë Vuçiq gjatë një emisioni televiziv.
Ndryshe, bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë ndërprerë për shkak të vendosjes së taksës ndaj mallrave serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Një veprim i tillë thuhet të ketë ardhur si pasojë e angazhimit të Serbisë për të lobuar në disa vende për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Gjithashtu, Serbia është duke zhvilluar një fushatë të egër për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Në këtë drejtim, përveç Brukselit, edhe Washingtoni po bën thirrje që palët të ndalin veprimet që dëmtojnë procesin negociator dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...