Zëdhënës i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se në këtë pikë BE nuk është në gjendje të shpallë një raund të ri të dialogut të nivelit të lartë Kosovë-Serbi.
“Nuk kemi asgjë në bazë të së cilës mund të shpallim një dialog të nivelit të lartë”, tha ai për agjencin e lajmeve Beta duke iu referuar deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq i cili ka deklaruar se po pret një ftesë për të udhëtuar në Bruksel këto ditë, duke shpresuar për një zgjidhje lidhur me vendimin e Prishtinës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.
Stano shtoi se ai nuk ishte në gjendje të komentonte se çfarë kishte në mendje presidenti serb teksa shtoi se “nuk ka asgjë më shumë për të deklaruar përveç asaj që ka prezantuar Borrell pas takimit me Kurtin dhe Vuçiqin në Mynih”./Arbresh.info
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj