Beograd, 20 korrik – Do të përpiqemi të nxjerrim “remi”, ka mbetur edhe ndonjë figurë në tabele (e ka mendjen te loja e shahut – sqarim ynë), do të luftojmë, por do të jetë vështirë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shfrytëzuar takimin me talentet e reja serbe të shahut, për t’u shprehur me këtë metaforë në lidhje me negociatat me Kosovën.
Duke komentuar deklaratat nga Prishtina, ai ka thënë se nuk është marrëveshje kur i çojnë porosi Serbisë se “çdo gjë është e jona, ju vetëm të na pranoni”, ndërsa ka shtuar se nuk e din nëse është real kur përpiqet për zgjidhje, por ka thënë se është optimist se ajo do të gjendet.
“Do të kërkojmë zgjidhje që nuk ia merr fytyrën Serbisë, por që do të ruaj interesin tonë shtetëror e kombëtar”, e citojnë atë mediat e Beogradit, i cili, sipas tyre, ka thën[ se kompromis do të thotë se zgjidhja në ndonjë pjesë nuk do të jetë e kënaqshme.
I pyetur rreth deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se ndarja e Kosovës do të thotë luftë, ai u përgjigj se kjo nuk është hera e parë as e fundit që ai thotë kështu.
Shpresoj se luftë nuk do të ketë, por zgjidhje, ndërsa është në interesin e Serbisë që të mos zvarritet puna për gjetjen e zgjidhjes, u shpreh ai, transmeton Koha.net.
“E di se në Kaçanik nuk ka serbë, dhe kjo është një e vërtetë e hidhur, po ashtu e di se si mendohet në Kaçanik për të gjithë këtë, por mua më shumë më brengos fakti se Thaçi beson se Mitrovica veriore, ose Leposaviqi nuk i përkasin Serbisë”, ka deklaruar Vuçiq në lidhje me deklarat nga Prishtina, e citojnë mediat serbe.
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...