Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zbuluar nëse do të marrë pjesë në bisedimet në Bruksel.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, një deklarim të tillë ai e ka bërë para gazetarëve, pas një mbledhjeje të përbashkët të qeverive të Serbisë dhe Hungarisë.
“… Nuk do të flas me (Albin) Kurtin derisa të lirohet çdo serb i arrestuar dhe derisa kryetarët e tyre të dalin nga komunat. E dini, Kurti ka gjëra më të rëndësishme për të bërë në Vatikan, për të kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës”, citohet të ketë thënë presidenti Serbisë.
Presidenti i Serbisë ka shtuar se nuk është e vërtetë që shqiptarët e arrestuar janë trajtuar keq.
“Atje hanë rrush, ëmbëlsira, pinë Coca-Cola dhe asgjë nuk u mungon…”, ka thënë më tej Vuçiq.
Ndryshe, më 14 qershor, tre policë kufitarë të Kosovës u arrestuan nga forcat serbe.
Serbia tha se ata u arrestuan “thellë” brenda territorit të saj, por Kosova tha se ata ishin duke patrulluar në territorin e Kosovës, pranë vijës kufitare me Serbinë në Leposaviq.
Policëve u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji dhe ata po mbahen në një burg në Kralevë.
Dhe përveç vendeve të shumta perëndimore, edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, “i është lutur” presidentit serb që të dëgjojë rekomandimin e Budapestit zyrtar dhe t’i kthejë policët e arrestuar të Kosovës në vendin e tyre. /Telegrafi/
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...