Në forumin ‘Globsec 2019’ që po mbahet në Bratisllavë, ku po flasin presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka ndodhur një përplasje për taksën prej 100% ndaj produkteve serbe.
Vuçiq ka thënë se Thaçi një ditë apo dy pasi ishte vendosur taksa prej 100 për qind, presidenti kosovar i kishte thënë se ishte kundër dhe se do të hiqet shumë shpejt, raporton arbresh.info.
“Një ditë apo dy pasi u vendos taksa prej 100 % për produktet e Serbisë, Thaçi më tha se ishte kundër dhe se do të hiqej shumë shpejt, por kjo nuk ndodhi, tashmë kanë kaluar shtatë muaj që nga ajo kohë”, u shpreh presidenti serb./Arbresh.info/
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...