
Serbia's President Aleksandar Vucic listens during the opening opening of the Political Symposium at the European Forum Alpbach 2018 on August 25, 2018 in Alpbach, Austria. (Photo by HERBERT NEUBAUER / APA / AFP) / Austria OUT (Photo credit should read HERBERT NEUBAUER/AFP/Getty Images)
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia, përmes taksës së vendosur nga Kosova për produktet serbe ka arritur të bëjë bashkë thuajse të gjithë në botë.
Sipas tij, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, sukses i Serbisë është që ka arritur, sa i përket taksës së vendosur nga Prishtina për produktet serbe, të bashkojë 28 vendet e BE-së, SHBA-në, Rusinë dhe Kinën.
“Sa për taksën, të gjithë thonë se i gjithë faji është i Prishtinës. Ne kemi arritur të bashkojmë 28 vendet e BE-së, SHBA, miqtë Rusia dhe Kina në lidhje me një taksë, ky është sukses i Serbisë”.
“Sot të gjithë në botë e shohin se kush është fajtor, nuk mund ta fajësojë Serbinë, pa marrë parasysh se sa shumë kjo i pëlqen dikujt”, citohet të ketë thënë tutje Vuçiq.
Vuçiq ka folur edhe për raportet në të ardhmen në rajon duke thënë se Serbia do të bëjë çdo gjë që një konflikt të mos ndodhë, sepse secila luftë tjetër do të shkatërronte vendin e tij, i cili siç ka thënë Vuçiq, “ballafaqohet me një demografi negative”.
Gjithsesi, siç ka theksuar Vuçiq, Beogradi nuk mund të “kapërcejë” ndonjë sulm ndaj serbëve.
Gjatë një interviste për televizionin serb Pink, presidenti i Serbisë ka folur edhe rreth demarkacionit me Kosovën.
Dhe siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq ka thënë se “në fund të fundit, kjo duhet të ndodhë”. /Telegrafi/
Austria drejt ndalimit të shamisë së kokës për vajzat nën 14...
Moscertifikimi i kandidatëve nga Lista Serbe, reagon DnV
Shqipëria dhe Italia nisin bashkëpunimin për shërbimin neona...
Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëv...
Benita i sqarohet Toneyt: Unë, edhe nëse prishem me ty, nuk ...
Fillon regjistrimi për votim i personave me nevoja të veçant...