Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se shpreson që Serbia të ketë vaksinën kundër covid-19 para fundit të vitit.
Vuçiq ka pohuar se bisedimet janë duke u zhvilluar me siç tha ai, “një vend” që tashmë u jep vaksinat njerëzve.
Vuçiq, këto deklarata i bëri gjatë një vizite në vendin e ndërtimit të Institutit për Sëmundjet Kardiovaskulare në Beograd, “Dedinje 2”, derisa tha se vaksina do të ishte “shpëtim për
Presidenti serb tha se për shkak të pasojave ekonomike të pandemisë, jeta në Serbi nuk do të jetë e lehtë, por do të jetë më mirë se në të gjitha vendet e tjera të Evropës.
“Situata në Serbi nuk është e lehtë, por është më e lehtë se kudo tjetër në Evropë. Dhe qytetarët le t’i shpenzojnë paratë e tyre lirshëm, ata nuk do të kenë mungesë pagash ose pensionesh dhe nuk do tu vonohen për një ditë të vetme”, tha Vuçiç.
Vuçiq gjithashtu tha se shpreson që numri i të infektuarve të zvogëlohet para fundit të kësaj jave.
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...
Lushtaku – Kurtit: Mos e përdor pushtetin, prokurorinë e gjy...
Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë ...