Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha sot se referendumi për largimin e kryetarëve të komunave në katër komuna në veri të Kosovës është një tjetër mashtrim i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Vuçiq njoftoi se i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, do të vijë në Beograd më 15 mars.
“Referendumi për largimin e kryetarit të komunës në veri të Kosovës është një tjetër mashtrim i Albin Kurtit, për të do të flas në ditët në vijim. I dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, vjen në Beograd më 15 mars dhe pas kësaj do të shpjegoj se çfarë planifikon Kurti”, tha ai, shkruan Kosovo-online.
Ndryshe, me tetë vota për dhe dy abstenime, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve votuan rekomandimin që më 21 prill të votohet për apo kundër largimit të katër kryetarëve shqiptarë në komunat në veri të Kosovës.
Ky rekomandim erdhi nga Sekretariati i KQZ-së, pasi verifikoi nënshkrimet e dorëzuara të peticionit nga kuvendet komunale të Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut.
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...