Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se taksa 100% është vendosur me mbështetjen e një shteti europian, që Serbia të mos kërkojë veriun e Kosovës dhe Anamoravën.
Sipas tij, Ramush Haradinaj ishte këshilluar nga një shtet i fuqishëm për këtë.
“Shqiptarët kanë pasur mbështetjen e një fuqie të madhe europiane, në mënyrë që Serbia të thotë braktisim dialogun dhe që Serbia të mos mund të kërkojë as veriun e Kosovës, as Anamoravën e Kosovës, e as ndonjë pjesë tjetër, që të rrënohet cilido plan sipas të cilit Serbia do të fitonte diçka. Nga takimet në Gjermani, kuptova që Ramush Haradinaj nuk e kishte vendosur taksën vetë dhe se dikush nga ndërkombëtarët ishte i përfshirë dhe po i qëndronte mbrapa. E kam kuptuar më vonë. Tashmë di gjithçka. Kush ua ka kërkuar, kush iu ka thënë. Sigurisht, një fuqi e rëndësishme nga jashtë” ka thënë Vuçiq.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë