Në kuadër vizitës disaditore të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Pekin dhe takimet që do të ketë me udhëheqësit e Kinës dhe Rusisë do të forcojë edhe më tej mbështetjen e këtyre vendeve në siç raportojnë mediat serbe” mbrojtjen e interesave kombëtare në lidhje me Kosovën “.
Siç shkruan e përditshmja serbe “Novosti” kjo vizitë që ka nisur sot do të shërbejë për të siguruar një paketë të investimeve kineze në infrastrukturë me vlerë më shumë se një miliard euro.
Kreu i shtetit serb fillon pjesëmarrjen në forumin për bashkëpunim ndërkombëtar, ku nesër përveç takimeve të ndara me Xi Jinping dhe Vladimir Putin, do të zhvillojnë një sërë bisedimesh dypalëshe me zyrtarët më të lartë, pjesëmarrës në mbledhje.
“Takimet janë një mundësi për të forcuar edhe një herë qëndrimin e Serbisë në raport me Kosovën, dhe në rrethanat e presionit në rritje nga Perëndimi dhe para takimeve javën e ardhshme që do të ketë Vuçiq me udhëheqësit evropianë në Berlin. Sidomos për të përmbushur kërkesën e BE-së, të udhëhequr nga Gjermania, është duke planifikuar për të vënë në tavolinë – deri në fund të tetorit për të nënshkruar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme në mes të dy palëve”, shkruan kjo gazetë
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Vendimi i Komerciales, Oda Ekonomike thirrje që të mos polit...
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...