Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka shkëmbyer sot qëndrimet me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Michael Davenport, para vazhdimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel të hënën, si dhe ka theksuar përkushtimin e Qeverisë serbe drejt integrimeve evropiane si prioritet të politikës së jashtme.
Vuçiq ka theksuar se për Qeverinë serbe, i rëndësishëm është pajtimi thelbësor për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, si pjesë e marrëveshjes së Brukselit, si dhe për telekomunikacionin, energjetikën dhe për “Parkun e Paqes” në Mitrovicë, por se ka shtuar se në dialog hyn për t’i mbrojtur interesat e Republikës së Serbisë, raportojnë mediat në Serbi.
Dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për situatën në rajon, temë për të cilën Vuçiq, siç transmeton Koha.net, ka thënë se e gjithë puna e tij do të jetë e orientuar në politikën e pajtimit, të jetesës dhe punës së përbashkët në rajon.
Në këtë aspekt, Vuçiq ka thënë se propozimi i Britanisë së Madhe për paraqitjen e një Rezolute për Srebrenicën në OKB nuk i shpërben aspak këtyre qëllimeve, madje nxit edhe më tej tensionet nacionaliste dhe ndarjet e popujve në Ballkanin perëndimor.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj