Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admiralin Stuart Munsch.
Ai thotë t’i ketë kërkuar admiralit të NATO-s “të mbrojë popullin serb në Kosovë”.
“Bisedë e mirë me admiralin Munsch. I kërkova NATO-s të mbrojë popullin tonë në Kosovë” dhe “e falënderova për mirëkuptimin e politikës së neutralitetit të Serbisë”, tha Vuçiqi në Instagram me një foto të takimit me Munsch.
Ndërkaq, në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Beta” në prag të takimeve të sotme në Beograd, Munsch tha se misioni i KFOR-it po monitoron me kujdes situatën në veri të Kosovës dhe se është “plotësisht i aftë dhe i gatshëm të sigurojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet kudo në Kosovë, në përputhje me mandatin e bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga viti 1999”.
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...
Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëv...