Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përkundër kërkesave nga SHBA dhe Britania e Madhe nuk është bindur që të hiqen barrikadat në veriun e Kosovës.
Ai pas mbledhje së Këshillit të Sigurisë, ka thënë se serbët nuk i vendosin barrikadat për “teket e tyre”.
“Ata nuk e kufizojnë lëvizjen e asnjë shqiptari, asnjë nga shqiptarët nuk lëviz kështu, kjo është shprehja e tyre e protestës kundër arrestimit të njerëzve, rrahjes së njerëzve, keqtrajtimit të njerëzve dhe mospërmbushjes së marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Vuçiq teksa propagandonte.
E për sa i përket marrëveshjeve të Brukselit, Vuçiq ka pyetur SHBA-të se cilën marrëveshje e ka respektuar Kosova.
Përmendi edhe marrëveshjen e Uashingtonit e nënshkruar më 4 shtator 2020.
“Cilën marrëveshje e respekton Prishtina, cilën marrëveshje e respektoni ju, a është Karta e Kombeve të Bashkuara, a është Akti Final, Rezoluta 1244, a është Marrëveshja e Uashingtonit, thuani një nga këto akte që respekton Prishtina, ka deklaruar Vuçiq.
Joseph: Nxitja e rrugës së Kosovës drejt NATO-s do të detyro...
Vrasja në Gjakovë, Londrimi ngushëllon Elijonën për humbjen ...
SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuz...
Kosova dhe Shqipëria cilësohen si vende “pjesërisht të lira”...
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para G...