Presidenti i Serbisë. Aleksandër Vuçiq ka theksuar se është jashtëzakonisht e rëndësishme që Serbia të vazhdojë dialogun me Kosovën. Sipas tij, kryeministri Albin Kurti asnjëherë nuk ka dashur dialog.
“Mendoj se është e rëndësishme të kemi një dialog dhe bisedë, edhe pse Albin Kurti kurrë nuk e ka dashur dialogun. Po, e duam dialogun, e duam formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, zbatimin e asaj që kemi rënë dakord, sidomos Marrëveshja e Brukselit, e cila është nënshkruar gati 11 vjet më pare. Kam frikë se nuk kemi bashkëbisedues për këtë, por edhe biseda më e keqe është më mirë se mos bisedë fare”, ka deklaruar Vuçiq, i cili ndodhet në Kinë.
Duke komentuar pjesëmarrjen e serbëve në veri të Kosovës, ai ka theksuar se edhe më herët ka qenë pro që populli serb të shkojë në zgjedhje në veri.
Por, atëherë, siç ka theksuar ai, e ka përkrahur vendimin e popullit, i cili nuk ka qenë në përputhje me qëndrimin e tij.
“Unë kam qenë për pjesëmarrje në zgjedhje. Serbët në Kosovë nuk kanë qenë dhe pastaj kam dalë dhe kam thënë se e mbështes çdo vendim të tyre. Do t’ju kujtoi se tashmë kam thënë se do të mbështes çdo vendim të serbëve në Kosovë, edhe nëse nuk është në interesin e tyre dhe as në interesin tonë të përgjithshëm. Sepse duhet të jesh me ata njerëz kur është e vështirë dhe kur është e lehtë”, ka deklaruar Vuçiq në Pekin, ku po merr pjesë në samitin “Belt and Road”./rtk
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë