Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se komuniteti ndërkombëtar po tenton që në qershor ta prezantojë një draft të Asociacionit në formatin “merre ose leje”.
Siç citojnë mediat serbe, Vuçiq ka marrë këtë konstatim nga kryenegociatori Petar Petkoviq.
“Nuk janë kohë të lehta për ne, para se të vija këtu, Petar Petkoviq më tha se situata është e vështirë dhe komuniteti ndërkombëtarë ka dalë me marifetin e tyre të ri me të cilin duan të më bëjnë presion – merre ose leje në fund të qershorit, për të krijuar një grup ekspertësh për të na imponuar një Asociacion të Komunave Serbe. I thash, merre me kollaj, asgjë nuk ndodh, nuk zgjidhet kjo brenda natës. I thash që funksioni i Ekipit Menaxhues dihet, dihet çfarë duam dhe çfarë nuk do të pranojmë”, tha Aleksandar Vuçiq.
Ai tha se Asociacioni për Serbinë është i pranueshëm vetëm sipas marrëveshjes së vitit 2015, “ose nuk do të jetë fare”.
“Do të jetë ose ashtu ose s’do të jetë fare. Të huajt janë mësuar të sillen në mënyrë arrogante, dhe duhet të jetë dikush i trashë, i madh që thotë: nuk mund të jetë kështu. Ne duhet të mbrojmë atë çfarë na u është vjedhur për një kohë të gjatë”, tha ai./Arbresh.info
Gruda realizon gol ndaj Man Unitedit
Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup