Vuçiq konfirmon pjesëmarrjen në takimin e 29 prillit në Berlin ku është i ftuar edhe Thaçi

14:25 | 10 Prill 2019
M. A.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar se do t’i përgjigjet ftesës së Gjermanisë dhe Francës që të takohet në Berlin më 29 prill me udhëheqësit shtetërorë ballkanas.

Vuçiq tha në një konferencë për shtyp se ishte ftuar të shkonte në Berlin me kryeministrin Ana Bërnabiq dhe se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj gjithashtu ishin të ftuar, transmeton Klan Kosova.

Ai ka thënë se nuk pret asgjë nga takimi i 29 prillit në Berlin, në të cilin dy vendet më të fuqishme në BE, Gjermania dhe Franca do të presin drejtuesit e Beogradit dhe Tiranës, si dhe përfaqësuesit e Prishtinës, sepse siç tha ai ” e di me kë ka punë në Prishtinë”, transmeton Klan Kosova.

“Unë nuk pres ndonjë gjë, e respektoj Angel Merkelin dhe Emannuel Macron, mendoj se kemi respekt të ndërsjellë, por, duke pasur parasysh se me kë punojmë në Prishtinë, nuk pres asgjë”, tha Vuçiq. transmeton Klan Kosova.

Siç ka raportuar gjatë ditës klankosova.tv në takimin e udhëheqësve shtetëror ballkanas që organizohet nga dy shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian pritet të marrin pjesë edhe Edi Rama, Ilir Meta.

Diskutimet në kryeyqytetin gjerman planifikohen të jenë të formatit të vogël.

Pas zgjidhjes së suksesshme të çështjes së emrit mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, fokusi i vendimarrësve europianë është zhvendosur në përgatitjet për etapën e fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku bën pjesë edhe ky takim të hënën në Berlin.

Shpërndaje në rrjete sociale