Edhe presidenti serb ka komentuar votimin pro të parlamentit evropian për heqjen e vizave për Kosovën.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk ka asgjë kundër dhënies së regjimit pa viza për Kosovën, transmeton lajmi.net.
“Unë nuk kam asgjë kundër regjimit pa viza për shqiptarët edhe nëse ata janë të lumtur, nuk kam asgjë kundër kësaj”, ka thënë Vuçiq kur është pyetur nëse Kosova meritoi votimin pro heqjes së vizave në lidhje me atë se çfarë ka bërë për Asociacionin.
Ndryshe, Vuçiq tha shumë njerëz në rajon nuk duan stabilitet e paqe, por vazhdimin e konfliktit të vazhdueshëm politik mes serbëve e shqiptarëve.
“Do të dëshironin që serbët e shqiptarët kurrë të mos merren vesh dhe që të gjithë të përparojnë, kurse serbët e shqiptarët jo”, është shprehur Vuçiq pas vizitës në një spital të Zemunit në Beograd, transmeton lajmi.net.
Presidenti serb ka thënë se Beogradi do të vazhdojë bisedimet me Prishtinën, por me siguri nuk do t’ia dalin të arrijnë marrëveshje.
“Është e rëndësishme që edhe nëse nuk arrijmë marrëveshje, të cilën dikush pas nesh me siguri do ta arrijë, sepse pa ndërtimin afatgjatë të paqes nuk do të jemi në gjendje të vazhdojmë me rezultatet e suksesshme aktuale ekonomike”, është shprehur Vuçiq.
Ai ka kritikuar opozitën në Serbi se derisa ishin në pushtet vunë vulën në pavarësinë e Kosovës, ndërsa qysh se ky është në pushtet asnjëherë dhe askënd nuk e ka quajtur tradhtarë e të shitur.
Më 7 shtator në Bruksel dështoi takimi i presidentëve, të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb Aleksandar Vuçiq. Ata biseduan vetëm përmes përfaqësuese së lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Për takimin e radhës pritet të vendoset në fund të këtij muaji.
Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mb...
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua p...
Goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet e dyshuara
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt shqi...
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me...
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...