Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot se është i kënaqur që Kompania Kosovare për Distribuimin e Energjisë elektrike (KEDS) dhe Elektrosever kanë arritur marrëveshje për furnizimin me energji elektrike në veri të Kosovës.
“Po i shikojmë ende detajet, do të vijojë nënshkrimi i kontratës me popullatën. Siç e dini, vetëm 11 për qind e banorëve të veriut kanë paguar rrymë, jam i kënaqur që KEDS dhe Elektrosever kanë arritur marrëveshje dhe kështu shmangim çdo mundësi që populli në veri të Republikës së Kosovës të mbetet pa rrymë”, tha Vuçiq.
“Ka qenë një çështje tjetër e rëndësishme për ne, që kjo lloj marrëveshje nuk e paragjykon çështjen e pronës dhe mendoj se këto janë gjërat që kemi arritur t’i bëjmë”, tha presidenti serb, raportojnë mediat në Beograd.
KEDS njoftoi se ka nënshkruar kontratë me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut./Arbresh.info
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...