Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas deklaratave të presidentit Thaçi i cili tha se “kërcënimeve të Serbisë i përgjigjemi si para 19 viteve”.
Vuçiq ka thënë se shteti serb është i interesuar vetëm për paqe, kurse Thaçi le t’i përmendë armët.
“Nuk më pëlqen të merrem me armë, nëse Thaçi dëshiron le ta bëjë. Por jo pushkët që shkatërruan Serbinë. E jona është të kemi politikë të paqes”, tha presidenti serb.
Ai ka kërkuar reagim edhe nga komuniteti ndërkombëtar.
“Disa nga komuniteti ndërkombëtar duhet të pyeten se çfarë mendojnë, pse u sulmua Serbia në vitin 1999”, tha Vuçiq.
“Sa për mua, unë nuk merrem me armë, e nëse i pëlqen Thaçit ai le të vazhdojë, por jo me avionët që e shkatërruan Serbinë”, tha tutje presidenti i Serbisë.
Deklarata e presidentit të Kosovës sot nxiti reagime edhe nga zyrtarët tjerë serbë.
Gjuriq tha se deklaratat e tilla ndjellin urrejtje dhe luftë.
Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi sot në Koshare se Kosova nganjëherë po ballafaqohet edhe me kërcënime të drejtpërdrejta të Beogradit.
“Por edhe sot nga Kosharja, përgjigja e shtetit të Kosovës është e qartë: çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi si iu kemi përgjigjur më parë për largimin e çdo kërcënimi”, tha presidenti Thaçi.
KQZ: Në përfaqësitë diplomatike lejohet votimi edhe me dokum...
Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata...
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
KOSTT: 4 blloqe prodhojnë energji 800 megavat në orë, konsum...
Kurti prezanton sistemin raketor antitank “Panzerfaust 3”, m...