Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur në Munchen me ministrin e jashtëm gjerman, Heiko Mass.
Ai ka thënë se është falënderues që Gjermania të pranojë ta dëgjojë Serbinë, për shkak të pozicionit të fortë mbështetës të Berlinit për pavarësinë, raporton KTV.
“Pozicioni ynë në të tilla takime është shumë i vështirë. Tani na duhet të bëjmë mrekulli vetë që të na dëgjojnë, dhe për këtë i falënderojmë. Ata e kanë pranuar Kosovën e pavarur, dhe kur ata flasin për ndryshim kufijsh, ata flasin për ndryshim kufijsh që nuk lejohen”, ka thënë Vuçiqi.
“Kjo duhet t’u bëhet e qartë të gjithëve, sepse njerëzve tanë në Serbi shumë mashtrues provojnë t’ua shesin tregimin se si janë kundër ndryshimit të kufijve, porse Kosova është Serbi. Nuk është kështu, ata [Gjermania] thjesht nuk duan që të ndryshojnë kufijtë e Kosovës së pavarur”, ka thënë ai.
Për një javë, policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi mbi 150...
Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofon...
Flick konfirmohet rikthimin e Ter Stegenit, por ka një lajm ...
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...
Aksion i Doganës, zbulohet barnatore me barna ilegale