Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia po i bën të gjitha përpjekjet e mundshme për të penguar pranimin e Kosovës në UNESCO dhe paralajmëroi se gjatë natës për këtë temë do të bisedojë me kryeministrin e një vendi nga i cili do të kërkojë përkrahje.
“Sonte në 01:30 kam bisedë, për shkak të dallimit kohor, me kryeministrin e një vendi të cilin po e lusi për përkrahje. Ata e kanë njohur Kosovën, por tani qeveria e re po i rishqyrton vendimet e qeverisë së kaluar dhe shpresoj se mund t’i bindim”, deklaroi sot Vuçiqi para gazetarëve.
I pyetur se çfarë pret para votimit të nesërm për kërkesën e Kosovës për pranim në UNESCO, ai ka thënë se gjasat e Serbisë “nuk janë të mëdha në Këshillin Ekzekutiv, ndërsa janë shumë më të mëdha në Konferencën e Përgjithshme”.
“Ajo që në një e gjysmë të natës do të kem bisedë zyrtare me kryeministrin e një vendi ju flet mjaft për atë se çfarë përpjekjesh bëjmë dhe sa luftojmë”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka shtuar se “nuk është fundi i botës” dhe se Serbia luftën e vet do ta vazhdojë.
Shqetësuese: Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosov...
Ministri Muja paralajmëron reforma në sigurinë ushqimore sip...
Osmani i drejtohet Kushtetueses për KQZ-në
Muriqi për FIFA-n: Të luaj në Botëror me Kosovën do të ishte...
Peleshi: Kosova e lirë, dëshmi e solidaritetit ndërkombëtar
Shpërthen rafineria e naftës në Teksas, tymi mbulon zonën