Presidenti i serb, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar ndërkombëtarët se po e përkëdhelin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “si fëmijë që të flejë mirë në djep”.
”Është fëmija i tyre, sado të zemërohen me të, do ta përkëdhelin që ‘fëmija të flejë mirë në djep”, ka deklaruar Vuçiq, shkruan b92 transmeton Arbresh.info.
Tutje Vuçiq ka përsëritur se nuk do ta njeh shtetin e Kosovës.
“Të gjashtët ishin përballë meje në Bruksel. Unë u thashë ‘çdo gjë që thamë do ta përmbushim, nuk mund ta përmbushim atë që është në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë, atë që kam thënë edhe në Kuvendin Kombëtar, nuk kemi gënjyer kurrë askënd, përkatësisht: ne nuk mund ta përmbushim atë të integritetit territorial të Kosovës, anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe në agjencitë, institucionet dhe organizatat e OKB-së’, plotësuar, as nga ai apo ndonjë dokument tjetër, dhe asnjëherë nuk do ta përmbushim”, ka thënë ai.
Mes tjerash, Vuçiq deklaron se po i jepen Kurtit të Kosovës, fuqi dhe kjo po e dëmton Serbinë.
”Përmes këtyre diskutimeve që kemi këtu problemi është se ne po dëmtojmë veten dhe vendin tonë dhe po i japim Kurtit “municion” dhe këtë po bëjmë gjithmonë”, shtoi ai.
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...