Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar ashpër pas paralajmërimit të Bakir Izetbegoviqit se Bosnja dhe Hercegovina do ta njoh shtetin e pavarur të Kosovës.
“Disa mendojnë se Serbia nuk është mjaftueshëm e përulur dhe e poshtëruar dhe se vetëm e përulur dhe e poshtëruar Serbia është Serbi e mirë”, ka thënë Vuçiq si reagim ndaj Izetbegoviqit.
“Ajo intervistë komplikon shumë gjëra në rajon”, ka thënë presidenti serb
Sipas tij, intervista e Izetbegoviqit për DW ku flet për njohjen e Kosovës, do të ketë pasoja afat gjatë politike dhe ligjore.
“Po të thosha unë që duhet pranuar pavarësia e Republikës Serbe, do të përfundoja në Hagë”, ka thënë Vuçiq, por duke “harruar” se Kosova e kanë njohur 108 shtete të botës, e Republika Serbe është pjesë e Bosnjë.
Më pas Vuçiq kërcënon Bosnjën. “Shumë gjëra tashmë kanë ndryshuar me këtë intervistë. Përgjigjja serbe do të pasojë pas disa ditësh”, është kërcënimi i Vuçiqit për Bosnjën.
Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...
Policia rrethon Qeverinë, disa protestues arrijnë para objek...
Arrestohet një protestues i moshuar që po kundërshtonte shtr...