Kryetari Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dekaroi në New York se dialogu i brendshëm për Kosovën, duhet të jetë i hapur, serioz, që vendimi përfundimtar të jetë i përgjegjshëm.
“Duhet të kemi qasje reale, racionale e të mençur, që të na çojë në një të ardhme të sigurtë e jo në konflikte, të cilat duhet t’i hudhim si mundësi politike të pazgjidhshme”, deklaroi Vuçiq para gazetarëve, në prani të kryeministrit belg, Charles Michele.
Ndërsa në pyetjen për deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, se Kosova ka siguruar numrat e nevojshëm për anëtarësim në UNESCO, Vuçiq theksoi se po të isha në vend të ministrit Pacolli nuk do të mburresha para kohe, transmeton RTK.
Ai më tutje ka shtuar se Kosova ka mbështetjen e SHBA-ve, që Serbia në këtë pikë nuk pajtohet me SHBA-të, por që jemi të vetëdijëshëm se kjo do të jetë një betejë e vështirë.
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë