Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se “shteti i Serbisë do të bëjë gjithë çfarë është e mundur që të sigurojë furnizime për qytetarët në veri të Kosovës dhe ta ndihmojë popullin sa ka mundësi”, mirëpo nuk deshi të zbulojë se çfarë do të ndërmerr.
“Do të bëjmë atë çfarë mundemi, e çfarë, këtë nuk do të zbuloj. Nuk do të lejojmë që populli ynë të vdes nga uria, edhe pse këtë shumica e dëshirojnë. Edhe atë jo vetëm në Kosovë dhe në një pjesë të botës, por edhe këtu në Serbi”, ka thënë Vuçiq për gazetarë pasi e pyetën për mungesën e mallrave serbe në veri të Kosovës.
“Nëse më pyetni a pres diçka nga komuniteti ndërkombëtarë – nuk pres asgjë. Për perëndimin ne jemi gjithmonë fajtorë sepse nuk e kemi njohur pavarësinë e Kosovës dhe se të gjitha tjerat janë pasojë e këtij fakti. Duhet të shikojmë se si do t’i ndihmojmë serbët dhe këtë do ta bëjmë”, ka thënë Vuçiq.
Rion Zejnullahu i bashkohet Clujit nga Llapi
Kurti pret në takim nxënësit që fituan medalje në Olimpiadën...
Barcelona arrin marrëveshje me talentin e ri uruguaian, Patr...
Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim pë...
Zyra e BE-së reagon pas dështimit të KPK-së të marrë mandati...
Rama mbyll fjalimin historik në Knesset: Thirrje izraelitëve...