Edhe një tjetër kosovar, luftëtar i ISIS’it është vrarë në Siri.
Gazeta Express merr vesh se D.S nga Mitrovica është vrarë këto ditë në Siri. Kosovari mbeti i vrarë gjatë luftimeve të fundit në Mosul, raporton Gazeta Express.
I riu nga Mitrovica nuk ishte kosovari i vetëm që ka marr pjesë në këtë përleshje mes grupeve terroriste në Mosul. Dyshohet se edhe shtetas tjerë nga Kosova kanë qenë të përfshirë në luftime, në përkrahje të ISIS’it. Por, ende nuk ka informacione për fatin e tyre.
Gazeta Express merr vesh se familja e të ndjerit tashmë ka hapur të pame në vendin e tij të lindjes, në Mitrovicë.
Ndryshe, numri i kosovarëve të vrarë në luftime në Siri e Irak ka kaluar mbi 50 sosh. Derisa, sipas autoriteteve të sigurisë në Kosovë, numri i pjesëmarrësve në ISIS nga vendi ynë e kalon mbi 300 pjesëtarë kosovarë.
Roma arrin marrëveshje totale me Zirkzeen, tani në sulm për ...
Qendrat për Pajisje me Dokumente ofrojnë shërbime me orar të...
Shoqata e Naftarëve e quan antikushtetues vendimin e MINT pë...
Rama: Kush ka probleme me ligjin nuk përfiton nga paqja fisk...
ATK: Zyrtari i arrestuar është pezulluar nga puna
Arsenal i fshehur në Leposaviq, policia zbulon municion e pa...