Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të rinj për veprën penale “Vrasje në tentativë” janë dorëzuar në polici gjatë ditës së sotme.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në Prizren rreth orës 23:00, në një Rent a Car (biznes i dhënies së veturave me qira), shkruan Arbresh.info.
“Për shkak të mosmarrëveshjes, nga të dyshuarit (klienti A.K. 24 vjeç dhe G.K. 23 vjeç ) është sulmuar punëtori i kompanisë dhe një person tjetër, shok i tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën të ditur se dyshohet se i dyshuari G.K. i ka goditur me thike dy viktimat ( E. B. dhe E. K).
Në njoftimin e policisë, njoftohet se viktimat fillimisht janë dërguar në trajtim në Spitalit Rajonal të Prizrenit dhe për shkak të lëndimeve të rënda, janë transferuar ne Q.K.U.K Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm, kurse të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë./Arbresh.info/
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar