Një burrë nga Prishtina ka raportuar në polici se një i panjohur me armë ka goditur xhamin e veturës së tij, me ç’rast ka pësuar lëndime.
Policia në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë, ndërsa bën të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Rr. Xhavit Ahmeti, Prishtinë 24.01.2025-22:54. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur me armë ka goditur xhamin e veturës së tij, me ç’rast ka pësuar lëndime dhe gjatë largimit i dyshuari edhe ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...