Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen të jenë përfshirë në një rast ku është përdorur arma e zjarrit.
Në raportin 24 orësh thuhet se dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërkaq i plagosuri është duke u trajtuar në QKUK nën mbikëqyrje të policisë.
Sipas mjekëve i plagosuri është jashët rrezikut për jetë.
Rasti është duke u hetuar.
“VRASJE NË TENTATIVË Lipjan 05.03.2024 – 20:30. Pas një rasti ku janë përdorur edhe armë zjarri, janë arrestuar tre persona që dyshohet që janë përfshirë në rast, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i plagosuri është duke u trajtuar në QKUK nën mbikëqyrje të policisë dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti nën hetime.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...