Një person ka gjuajtur me armë ndaj një tjetri mbrëmë në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas një mosmarrëveshje verbale me njëri – tjetrin, i dyshuari ka gjuajtur me armë, por, viktima nuk ka pësuar lëndime trupore.
Ndaj të dyshuarit është konfiskuar një pistoletë pa leje me pesë fishekë, dhe është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 21.06.2023 – 17:21. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me pesë copë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq viktima nuk ka pësuar lëndime”, thuhet në raportin policor./Arbresh.info
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...