Një person është plagosur nga arma e zjarrit dje në fshatin Laqiq të Kamenicës.
Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërkaq i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“VRASJE NË TENTATIVË Laqiq, Kamenicë / 08.06.2024-17:03. Viktima mashkull kosovarka pësuar lëndime pasi që dyshohet se i njëjti është plagosur me armë zjarri, nga i dyshuari kosovar për motive të panjohura. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
Trump: Nëse s’hapet Hormuzi, do t’i shkatërrojmë centralet i...
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën