Policia e Pejës bën të ditur se është arritur që ta arrestojnë edhe të dyshimtin e dytë dhe është konfiskuar edhe arma tip: “V.B.V Bernardelli” dhe 2 thika me të cilat dyshohet se është kryer vepra.
Viktimat e këtij rasti janë: I.N. (1962) i vdekur dhe B.N ( 1996) i plagosur jashtë rrezikut për jetë, i cili është liruar nga Spitali pas dhënies se ndihmës mjekësore.
Të dyshuarit janë: H.A (1996)- i arrestuar në vendin e ngjarjes dhe I.A ( 1961) i arrestuar pas arratisjes së tij nga vendi i ngjarjes.
Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të Shtetit mbahen në ndalim policor prej 48 orëve, për të vazhduar me procedura ligjore.
Hetuesit rajonal janë duke bërë përpjekje intensive në bashkëpunim të plotë me prokurorin e çështjes që gjatë zhvillimit të hetimit të mësohet edhe motivi i kryerjes së kësaj vepre penale./Arbresh.info
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...