Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet F.R. dhe J.M., të dy nga Ferizaj, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”, e paraparë sipas nenit 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e restorantit “Fron Palace” në fshatin Bibaj të Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore, i pandehuri F.R. dyshohet se ka qëlluar me breshëri plumbash viktimën S.S., duke e lënë të vdekur në vend.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.R., më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e restaurantit “Fron Palace”, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, gjatë një ceremonie martesore, me dashje dhe paramendim, me qëllim hakmarrjeje për motive të pretenduara familjare të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht, në prani të dhjetëra personave përfshirë të mitur, me armë zyrtare automatike të policisë, me dashje dhe qëllim të privimit nga jeta, me breshëri plumba shtën në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar nga jeta, ku, si pasojë e të shtënave është rrezikuar seriozisht edhe siguria e personave tjerë të pranishëm në atë moment, me këtë veprim kreu veprën penale të “Vrasjes së rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.8 dhe 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, i pandehuri J.M. akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale, duke siguruar vendin e ngjarjes me një sqepar në dorë, me qëllim që të pengonte ndërhyrjen e të tjerëve gjatë aktit të vrasjes.
“Kurse, i pandehuri J.M., më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, në parkingun e oborrit të restaurantit “Fron Palace”, gjatë një ceremonie martesore me dashje ka ndihmuar të pandehurin F.R., në privimin nga jeta të viktimës S.S., ashtu që i pajisur me mjet të forte- sqepar, ka mbrojtur perimetrin e sulmit dhe ka parandaluar çdo ndërhyrje, në mënyrë që i pandehuri F,R., të realizonte pa pengesë veprën penale të vrasjes së rëndë, me këtë veprim në ndihmë kreu veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 dhe 1.11, lidhur me nenin 33 të KPRK-së”, thuhet tutje në njoftim.
Prokurori i rastit ka kërkuar nga gjykata që pas administrimit të provave dhe shqyrtimit gjyqësor, të dy të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen konform./Arbresh.info
Rayo Vallecano-Drita, formacionet zyrtare
Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Lugin...
Prishtina në mesin e vendeve me ndotjen me të madhe të ajrit...
Hamza në Vushtrri: Fond 30 milionë euro në vit për bursa stu...
Konjufca: Rruga të cilën e ka filluar LVV është rrugë e cila...
Çka përfiton Kosova pas heqjes së masave