Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas një vrasjeje e cila ndodhi sot në orët e vona në Hajvali.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se kjo është dëshmi e dështimin të institucioneve përgjegjëse për garantimin e sigurisë publike, shkruan Arbresh.info.
“Mediat po raportojnë për një vrasje të re në orët e vona, ndërsa brenda vetëm 24 orëve, vendi ynë ka humbur pesë jetë si pasojë e dhunës me armë zjarri. Kjo situatë është një dëshmi e qartë e dështimit të institucioneve përgjegjëse për garantimin e sigurisë publike.”, ka shkruar ajo.
“Kriminaliteti po rritet, masat parandaluese mungojnë, dhe reagimi i shtetit është i vonuar dhe i pamjaftueshëm. Qytetarët nuk duhet të jetojnë me frikën e vazhdueshme për jetën e tyre. Sa shumë dhimbje”, u shpreh mes të tjerash Deliu Kodra./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Policia konfirmon vdekjen e një personi nga arma e zjarrit në Hajvali, identifikon të dyshuarin
Ahmed Kalaja uron Bajramin: Ëmbëlsia e Ramazanit të përcille...
Konjufca uron Fitër Bajramin: Uroj që kjo ditë t’ju gjejë pr...
Haxhiu viziton Myftiun Tërnava dhe uron qytetarët për Fitër ...
Kreu i AAK-së viziton BIK-un dhe përcjell urime për festën
Kurti në BIK për ta uruar Bajramin, kujton hoxhallarët e rën...
Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, ndalohet shtetasi i Se...