Policia e Kosovës, ka konfirmuar vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri në Gjilan.
Rasti ka ndodhur në lagjen Arbëria, në orët e mbrëmjes.
Nënkolonel Remzi Azemi, ka thënë për arbresh.info, se pas një incidenti ku dyshohet se është përdoru armë zjarri, një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar.
Ai ka thënë se të gjitha njiësitë përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po merren në rastin.
Sipas tij deri më tani nuk janë identifikuar personat e dyshuar, por që policia është duke punuar në atë drejtim.
“Ka qenë një incident ku dyshohet se është përdorur arma e zjarrit, ku si rezultat një person ka humbur jetë, ndërsa një tjetër është plagosur.
Të gjitha njësitë i janë përgjigjur rastit, duke përfshirë edhe forenziken, për tu marrë me skanimin e vendin të ngjarjes dhe për tu marrë me rrethanat që kanë quar deri në këtë pikë dhe identifikimin personave që janë të niveluar në këtë rast./arbresh.info/
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...