Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve V. S. dhe F. M., të cilët u gjykuan për vrasje të rëndë, armëmbajtje pa leje dhe ndihmë pas kryerjes së veprës penale. V. S. është dënuar me 25 vite burgim, ndërsa F. M. me 8 vite.
Sipas gjykatës, ngjarja ka ndodhur më 7 nëntor 2024 rreth orës 14:00, në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”, në parkingun e objektit banesor “Gëzimi 3”, përballë lokalit “Donisi”. I akuzuari V. S., i shoqëruar nga F. M., ka arritur me biçikleta në vendin e ngjarjes, ku ka parë viktimën S. O., i cili po hynte në veturë. V. S. ka nxjerrë armën e tipit “Zoraki”, model M-917-T, kalibër 9×17 mm, dhe e ka qëlluar viktimën një herë në shpinë. Pasi viktima është rrëzuar në tokë, i akuzuari e ka goditur edhe me grusht dhe shqelm, para se të largoheshin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Viktima S. O. nga fshati Vërbicë ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Gjykata sqaron se arma e përdorur në vrasje është dorëzuar më vonë në polici nga vetë i pandehuri, dhe është sekuestruar si provë.
Ndërkaq, bashkëpandehuri F. M. është shpallur fajtor për ndihmë në fshehjen e kryerësit. Sipas aktgjykimit, pas vrasjes të dy të akuzuarit janë larguar me biçikleta, janë fshehur në një shtëpi të pabanuar, e më pas kanë lëvizur me taksi drejt fshatit Livoç i Ulët, ku kanë qëndruar të fshehur deri më 12 nëntor 2024, kur janë dorëzuar në polici.
Pas shqyrtimit të provave dhe dëshmitarëve, trupi gjykues ka shpallur fajtorë të dy të akuzuarit dhe ka shqiptuar dënimet përkatëse: 25 vite burg për V. S. dhe 8 vite burg për F. M.
Gjykata ka vendosur gjithashtu që të dy të mbeten në paraburgim deri në formësimin e plotfuqishëm të aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.
Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./betimipërdrejtësi
Nis zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet, 40 vërejt...
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...