Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i ndjekin udhëzimet zyrtare nga autoritetet e Kosovës pas ngjarjes së fundit në Serbi, ku mbeti i vrarë një polic dhe një tjetër u plagos. Si i dyshuar për këtë ngjarje është i arratisuri nga burgu i Smrekornicës, Faton Hajrizi.
“Kam marrë informacionet edhe nga mediat edhe nga organet tona të rendit e të sigurisë. Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës japin qëndrimet e qarta të shtetit tonë dhe unë ftoj të gjithë qytetarët që t’i ndjekin ato me vëmendje nga ora në orë”, tha Kurti për RTK-në, i cili mori pjesë në Seminarin e XVII mbarëkombëtar me mësuesit e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë.
Më herët ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me këtë rast. MPJD ka apeluar te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb.
Të shtënat me armë teksa po luante golf, reagon Trump: Jam i...
Një i ndaluar pas të shtënave pranë fushës së golfit ku po l...
Uzuni shënon gol në barazimin e Granadas
Pasi mbështeti publikisht Kamala Harrisin, reagon Donald Tru...
Urgjenca Kombëtare, Rama: 46.111 thirrje në gusht dhe 16.780...
Manastirliu: Këtë vit u hapën 25 shkolla të reja